Kur do të zgjohen serbët të pranojnë se bota është ndryshe pas krimeve barbare që janë bërë në emrin e tyre?

Diel, 05 August 2018 16:49

Nga  Avokat Naim Hasani

Kosova është shembulli më i mirë i triumfit të se drejtës mbi tiraninë, i paqes mbi diktaturën, i bashke-gzistences mbi gjenocidin, i shtetformimit dhe bashkimit, kundër copëtimit të territoreve dhe shfarosjes.
Me 15 Qershor 1999, Serbia e humbi përgjithmonë Kosovën, fale sakrificës se bijve dhe bijave më të mirë të kombit shqiptar dhe fale këmbënguljes dhe vendosmërisë së jashtëzakonshme të aleateve tanë më të shtrenjte, simbole të lirisë, SHBA dhe Britani dhe Europes perëndimore. Respekt i jashtëzakonshëm për ata qe nënshkruan lirine e shqiptarëve, Bill Clinton, Tony Blair, Madelene Albright and finally George Ë. Bush.
Çdo përpjekje tjetër e Serbisë për të mos e kuptuar se më në fund historia eshte në anën e shqiptarëve, në miqësi të përhershme me SHBA dhe Evropën e qytetërua, është thjesht një dështim spektakolar si deri më sot.
Politikanët e Serbisë duhet të bashkohen në përpjekjet për të integruar shtetin dhe qytetarët e tyre në Bashkimin Europian ashtu siç duhet të bëjnë përpjekje maksimale edhe politikanet e shtetit të pavarur, të lire dhe sovran Kosovës.
Çdo marrëveshje mes Kosovës e Serbisë është ajo qe respekton pozitën e barabarte te dy shteteve të pavarura të cilat angazhohen për zgjidhjen e problemeve të trashëguara nga shpërbërja e Jugosllavisë, në shërbim te interesave të qytetareve në dy vendet.
Asnjë politikan i përgjegjshëm në Serbi as qe mund ta ëndërroje se Kosova do të kthehet ndonjëherë ne sundimin e tyre, aq Sa mund të enderrojne kthimin e Ish-Jugosllavisë. Si Presidenti, qeveria, parlamenti dhe Kryeministri i Kosovës nuk munden dhe as nuk enderrojne kurrë, shkëmbim territoresh, por bashkim të shqiptarëve pa kufi, pa barriera në trojet e tyre shekullore nëpërmjet integrimit ne Bashkimin European dhe në fqinjësi të mirë më të gjithë kombet tjera, përfshi edhe fqinjët tanë, veriore, lindore dhe jugore.
Shënjestra e politikaneve në Kosove, deri tek presidenti duhet të jene pala dialoguese qe kane përballë e jo simbole të demokracisë në Shqipëri. Bashkimi i shqiptarëve ka ndodhur dhe ai formal do të ndolle se shpejti si qytetare të lire të Europes se Bashkuar.
Shpreh bindjen se Britania e Madhe do të jete gjithmonë pranë tyre, pavarësisht nëse është brenda apo jashtë këtij unioni ekonomik dhe politik, më i madhi në bote!!!
Të gjithë shqiptarët në trojet e tyre në këtë vere përvëluese dynden në brigjet e Adriatikut dhe Jonit, të lire dhe të bashkuar si një komb i vetëm. Ky është referendumi më i madh i bashkimit shpirtëror, ekonomik dhe gjeopolitik, dhe deklarata emocionale të ditës nuk ja zbehin bukurinë këtij bashkimi.
Kam besim se politikanet e pergjegjeshem në Serbi e ka kuptuar se një fqinj i mirë është dera e parajsës por për serbet fqinjësia e mire duhet të jete më shume një lëvizje e lire për të vizituar bukuritë e mrekullueshme qe ofron bregdeti shqiptar të cilin mund ta shijojnë si çdo pushues tjetër qe lëviz i lire në familjen Europiane.

Autori është kryetar i Degës se PD në Britani

Modifikuar më Diel, 05 August 2018 17:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...