Të gjithë kundër iniciativës së rrezikshme të Thaçit

Hënë, 06 August 2018 09:27

Ideja e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve po kundërshtohet si nga opozita, ashtu edhe nga drejtuesit e Qeverisë. Ata madje e vlerësojnë të rrezikshme një ide të tillë. Ndërsa përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë paralajmëruar organizim të protestave për ta kundërshtuar politikën e presidentit lidhur me procesin e dialogut Kosovë - Serbi, shkruan sot Gazeta "Zëri".

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po vazhdon ta udhëheqë fazën finale të dialogut Kosovë - Serbi, por nuk po arrin assesi të gjejë mbështetje mbi deklaratat e tij lidhur me këtë proces.
Përkundrazi, pavarësisht se kreu i shtetit për disa herë me radhë ditëve të fundit ka bërë të ditur se do të diskutohet me Serbinë për korrigjim të kufijve, një gjë të tillë e kanë kundërshtuar të gjitha partitë politike, pozitë e opozitë, pos PDK-së e cila nuk ka pasur një qëndrim zyrtar në këtë drejtim, shkruan më tutje "Zëri". Megjithëkëtë, edhe deputetë të ish-partisë së tij, PDK-së, tashmë kanë dalë kundër idesë për korrigjim të kufijve. Ndërkohë, përderisa përfaqësuesit e LDK-së kanë pohuar se do të ndjekin çdo rrugë ligjore dhe kushtetuese për ta ndalur presidentin Thaçi, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë paralajmëruar se do të organizojnë protesta, po qe se Thaçi do të vazhdojë ta dërgojë Kosovën drejt humnerës.... Arbesa Ibrahimi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...