Gazetari Baton Haxhiu ka shkuar në deti me Hashim Thaçin vetëm pak ditë pasi i dha përkrahje publike idesë së tij për korrigjim kufijsh. Haxhiu në bregdetin shqiptar ka shkuar edhe me Zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli. Baton Haxhiu para disa ditësh ishte shpërblyer nga Thaçi edhe me Medalje Presidenciale.
Gazetari Baton Haxhiu e ka përcjellë Hashim Thaçin edhe në bregdetin shqiptar. Ata kanë shkuar bashkë në jahtin e Behgjet Pacollit. Shefi i Shtetit ka shkuar në pushime vetëm pak ditë pasi Baton Haxhiu i dha përkrahje publike idesë së korrigjimit dhe shkëmbimit të territoreve.
Sidoqofte, relaksit në bregdetin shqiptar gjatë këtyre ditëve të nxehta nuk u kanë rezistuar as krerët më të lartë shtetërorë të Kosovës.
Sot në plazhin e Shëngjinit janë parë presidenti Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, të cilët me vete kishin marrë edhe analistin Baton Haxhiu.
Periskopi ka siguruar disa pamje teksa të tre argëtohen në plazh dhe lahen në det në turmën e njerëzve të tjerë që kanë shkuar për pushime atje.
Presidenti Thaçi shihet se ka vendosur një kapelë, por që vërehet mjaft mirë identiteti i tij.
Kujtojmë që para disa ditësh edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka kaluar pak kohë në bregdetin jugor të Shqipërisë.