Dokumentet që vulosën territorin në Kosovë, çdo rihapje sjell re të errëta

Hënë, 13 August 2018 15:02

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një postim në rrjetet sociale ka shkruar se Plani Ahtisari, Deklarata e Pavarësisë dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e kanë zgjidhur diskutimin e kufijve të Kosovës.

Ai e ëcilësoi rihapjen e diskutimeve si “riciklim të së shkuarës së errët dhe të zymtë”

Postimi i plotë i z. Vasili

Deklarata e Pavaresise dhe Plani Ahtisaari asgjesojne riciklimin e te shkuares ne Kosove.

Riciklimi i te shkuares se eger dhe te zymte eshte reja e erret, qe ka filluar te cfaqet mbi Kosove.

Diskutimin e teritoreve e ka zgjidhur Deklarata e Pavaresise dhe Plani i Ahtisaarit.

Cdo rihapje e debatit riciklon te shkuaren e erret te cilen Kosova se bashku me SHBA dhe te tjere e zgjidhen me lufte.

Megjithate per kedo,qe i eshte erresuar memorja po i risjell edhe nje here pjese nga tre dokumente qe jane themeli i Kosoves se pavarur dhe saktesisht 1.percaktimin e kufijve ne Aneksin VIII te planit te Ahtisaarit, 2.percaktimin ne Deklaraten e Pavaresise dhe 3.Vendimin e Gjykates Ndrekombetare te Drejtesise.

1.Aneksi VIII i Planit Ahtisaari:

"3.2. Territori i Kosovës do të përkufizohet nga vija kufitare e Krahinës Socialiste

Autonome e Kosovës brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ashtu

siç kanë qenë këto vija kufitare më 31 dhjetor 1988, përveç ndryshimit të vijës

kufitare nga marrëveshja e demarkacionit në mes të Republikës Federative të

Jugosllavisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë më 23 shkurt 2001."

2.Ja ç ‘thotë Deklarata e Pavarësisë:

"1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës."

3.Vulen perfundimtare i gjithe ky proces qe Kosova e kishte pritur me per dhjetra e mori në 22 korrik 2010 kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpalli vendimin e saj për Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës me të cilën "Vlerësonte se Deklarata nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, dhe se autorët ishin duke vepruar në cilësinë e tyre si përfaqësues të popullit të Kosovës."

Keto tre dokumente jane kolonat qe percaktojne Kosoven e pavarur dhe me integritet teritorial absolutisht te padiskutueshem te njohur nga 119 vende te botes eshte sot shtet qe ulet si i barabarte ne cdo tavoline.

Keto tre dokumente i lejojne Kosoves qe te ece ne rrugetimin jetik europian.

S'ka fuqi dhe tavoline qe i zhben dot keto tre dokumente.

Dialogu me Serbine ka nje premise te pakapercyeshme per te vazhduar me tej njohjen e Kosoves.

Sa kohe qe kjo nuk ka ndodhur kjo, debatet per "korigjime" e "redaktime" kufijsh jane debate verore,qe zgjasin sa vapa e gushtit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...