Tre persona janë plagosur në Prizren. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe po merr ndihmën në QKUK. Ngjarja ka ndodhur në një parking në rrugën e ‘Pushkatarëve’ në këtë qytet.
Sipas policisë, e cila ka arrestuar dy të dyshuarit, përleshja me armë zjarrit ka ndodhur rreth orës 16:45 minuta.
“Në rrugën e 'Pushkatarëve' në Prizren ka ndodhur një incident me ç' rast janë përdorur armë të zjarrit. Sipas hetime fillestare thuhet se sherri ka plasur në një parking te automjeteve. Tre persona kanë marrë plagë, një nga ta të rënda dhe pas ndihmës së parë është transferuar në QKUK. Policia tanimë i ka arrestuar dy të dyshuar’, tha zëdhënësi i policisë Hazir Berisha.
Njësite relevante të policisë po merren me hetimin e rastit.