Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka paraparë një plan për ndërtimin e siç e ka quajtur ai “Mitrovicën e Re”. Mirëpo një gjë të tillë nuk e kanë pritur aspak mirë shteti serb e as politikanët serbë që jetojnë e veprojnë në Kosovë.
Edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka reaguar ashpër ndaj Veselit. Ai ka thënë se vetëm mbi trupat e serbëve të vdekur Veseli mund ta ndërtoi “Mitrovicën e Re”.
Plani i Veselit i cili parasheh investime në të dy anët e lumit Ibër, e Rakiq e ka quajtur provokim një plan të tillë, ku edhe më parë përmes një deklarate për media kanë bërë të ditur se nuk do të lejonë që mbi urën e Ibrit të kalojë Veseli apo ekskavatorët e tij.
“Në përgjegjësitë e komunave serbe askush nuk guxon të marr mundin që të prekë, në të kundërtën përgjigjja ynë do të jetë e ashpër dhe e vendosur, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, duke komentuar deklaratën e Kadri Veselit për investime në Mitrovicë, respektivisht investimet e paralajmëruar në të dy anët e lumit Ibër, transmeton lajmi.net.
“Veseli mund të ndërtojë kulla dhe qytete në tokën serbe vetëm mbi trupat tonë të vdekur”, ka thënë Rakiq.
Kujtojmë, se plani i Kadri Veselit për Mitrovicën parasheh renovimin e tërësishëm të Stadiumit “Adem Jashari”, zgjerimin e parkingut të tij, ndërtimin e një Aqua-Parku përreth kësaj hapësire, si dhe ndërtimin e objekteve kolektive të banimit përreth Liqenit Artificial.