Presidenti i Maqedonisë: Korrigjimi i kufijve, pasoja zinxhir në Ballkan dhe më gjerë

Premte, 17 August 2018 22:57

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i ka kundërshtuar idetë për ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të popullatës në Ballkan, duke theksuar se kjo mund të ketë efekte negative zinxhirë ndaj zonave tjera, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

Ai nuk ka specifikuar nëse mendon për debatet që po zhvillohen në Kosovë dhe Serbi për korrigjime të kufijve dhe shkëmbim të popullatës, por ka thënë se idetë e tilla tërheqin rreziqe të shumta.

“Në Ballkan sërish po bisedohet për korrigjim të kufijve, për shkëmbim të kufijve dhe të popullatës. Sikur po harrohet mësimi se çdo plan për korrigjime të kufijve në Ballkan shkakton reagim negativ zinxhiror. Precedentët në Ballkan janë shfrytëzuar dhe do të shfrytëzohen për qëllime tjera në Evropën Lindore, Kaukaz, Lindjen e Afërt, Afrikën Veriore. Këto janë sfida serioze që kërkojnë investime serioze. Për këtë qëllim, investimi në mbrojtje është interes, të cilin qeveria duhet ta ketë parasysh”, ka deklaruar presidenti Ivanov në një manifestim me rastin e 26- vjetorit të themelimit të Armatës së Maqedonisë.

Ivanov ka tërhequr vërejtjen edhe nga, siç ka thënë, kërcënimet e ndryshme, si kriza me emigrantët, por edhe kërcënimet nga individë dhe grupe radikale që, sipas tij, synojnë të rrënojnë vlerat e shoqërisë.

“Shteti territorial po përballet me sfida të reja jo territoriale...Gjatë tre vjetëve të kaluar kemi qenë dëshmitarë vetëm të fillimit të krizës me emigrantët,me të cilën do të përballemi gjatë tërë jetës tonë.. gjithnjë e më të shpeshta janë kërcënimet nga individë e grupe radikale, të cilët kanë për qëllim të anulojnë përparësitë tona dhe mënyrën se si duam të jetojmë”, ka deklaruar presidenti i Maqedonisë, Ivanov, duke tërhequr vërejtjen institucioneve që të jenë në gjendje gatishmërie ndaj sfidave të reja në rajon dhe më gjerë./REL

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...