Ish-diplomati amerikan dhe njohësi i çështjeve ballkanike Daniel Serwer është pozicionuar kundër deklarimit të Presidentit Hashim Thaci për këmbim territoresh me Serbinë të cilën shefi i shtetit kosovar po e kamuflon me shprehjen ‘korrigjim kufijsh”
Ai e ka cilësuar si shumë të rrezikshme idenë për ndarjen e Kosovës. Duke folur në një intervistë për gazetën serbe, ‘Danas’, ka thënë se ndarja e Kosovës do të ngrinte të njëjtën çështje edhe në vendet tjera, e sidomos në Maqedoni, Bosnjë, Mal të Zi dhe Serbi.
Madje sipas tij, një gjë e tillë, do t’i ndihmonte tentativave të Rusisë për devijimin dhe marrjen e territoreve në Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrahinë.