SHBA mbështet Maqedoninë për referendumin për emrin si shtysë për në NATO dhe BE

E mërkurë, 22 August 2018 22:37

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ndodhet në SHBA në një takim pine ku do pritet nga Sekretari amerikan i Shtetit, Michael Pompeo,

Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, ky është takimi i parë i ministrit Dimitrov me sekretarin amerikan Pompeo, pas marrjes së tij të detyrës në prill të këtij viti, në të cilin u shkëmbyen mendime mbi kushtet aktuale të brendshme dhe të huaja politike të Maqedonisë.

Ministri Dimitrov ka theksuar se me politikën e saj konstruktive dhe me rezultatet e arritura, Maqedonia ka dëshmuar se meriton të bëhet anëtare e plotë e NATO-s, duke u shprehur se “Maqedonia është tullë e ardhshme e shtëpisë së përbashkët euro-atlantike”.

Më tej, ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së mëtejshme të SHBA-ve në këtë rrugë.

“Në një rajon që ende përballet me çështje të rëndësishme të hapura, suksesi i një vendi është një shenjë dhe nxitje pozitive për vendet e tjera. Maqedonia do të bëjë gjithçka për të kontribuuar në krijimin e një rajoni në të cilin shtetet do të ndajnë një të ardhme të përbashkët evropiane, në të cilën kufijtë nuk do të jenë të rëndësishëm”, tha Dimitrov.

Ministria e Jashtme maqedonase tha se Pompeo përshëndeti progresin e Maqedonisë në periudhën e kaluar, si në planin e reformave të brendshme, ashtu edhe në marrëdhëniet me fqinjët, sidomos me arritjen e një zgjidhjeje për kontestin e emrit.

“Ai vuri në dukje se vendi po përballet me një sfidë të re, shumë të rëndësishme, e cila nëse tejkalohet me sukses, do të jetë një sinjal i qartë për përfundimin e procesit të nisur që duhet të kulmojë me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Ai theksoi se mbështetja e SHBA-ve do të mbetet e fortë, sepse SHBA-të i njohin përpjekjet e vendit dhe do të vazhdojnë të mbështesin rrugën drejt NATO-s dhe BE-së”, tha Ministria e Jashtme maqedonase.

Pas takimit me sekretarin Pompeo, ministri Dimitrov realizoi një takim me ndihmës-sekretarin amerikan për Çështjet Evropiane, Wess Mitchell.

Mitchell përgëzoi nënshkrimin e marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe theksoi se SHBA-të fuqishëm përkrahin përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë në zbatimin e marrëveshjes dhe përfundimin e procesit të anëtarësimit në NATO.

Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikolla Dimitrov, me ftesë të sekretarit të shtetit të SHBA-ve, Michael Pompeo, nga 20 gushti qëndron në një vizitë pune në SHBA.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...