Si dhe kur mund të kërkoni bashkim familjar në SHBA? Avokati amerikan sqaron shqiptarët

Saturday, 25 August 2018 10:22

Çështja e bashkimit familjar në SHBA mban me shpresë shumë shqiptarë që kanë familjarët e tyre atje.

Por, jo në të gjitha rastet është e mundur një procedurë e tillë. Avokati Kieran Both, në përgjigje të një letre dërrguar nga një shqiptare që kërkon bashkim me hallën, ka dhënë të gjitha sqarimet e nevojshme.
Rubrika “Çështje të emigracionit”: Avokati Kieran Both:
Në zyrën tonë na ka ardhur kjo letër nga një lexues nga Shqipëria:
Halla jonë në Amerikë ka bërë kërkesë për bashkim familjar për babain dhe ne në Shqipëri, dhe  iu aprovua. Ndërkohë babai im u arrestua për shkelje ligjore/krim/ dhe u lirua nga burgu ‘on parole’. Çfarë ndodh në këto raste? A mund ta marrim vizën e emigrantit në ambasadë, apo procesi i bashkimit familjar ndërpritet?
 Anonim, Shqipëri.
Përgjigje: Kjo është një pyetje e komplikuar. Ka mjaft faktorë që përfshihen këtu dhe çdo rast ka specifikën e vet. Ne mund të japim informacion të përgjithshëm për ligjin që vepron në këto rrethana. Familja duhet të marrë  këshilla vetëm nga një avokat i specializuar për to. Nuk duhen filluar veprimet pa u konsultuar më parë me avokatin e emigracionit specializuar për këto raste.
Ligji i Emigracionit dhe Shtetësisë (INA) parashtron  disa arsye për pa-pranueshmëri  në SHBA dhe disa vepra penale që parandalojnë hyrjen në SHBA si banor i përhershëm ose emigrant. Individët që janë të papranueshëm nuk lejohen me ligj të hyjnë ose të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara. Një aplikant  për vizë, i cili ka pasur intervistën në konsulltën amerikane dhe i është refuzuar  viza për shkak të një krimi  në të kaluarën, si i papranushëm në SHBA, mund të jetë në gjendje të aplikojë për ‘waiver’, mbi bazën papranushmërinë në SHBA. Për këtë duhet përdorur Formulari I-601, (Application for Waiver of Ground of Inadmissibility).
Nëse kërkesa u pranohet, mund të hyni në SHBA me vizë emigrimi.
Ju mund të bëni kërkesë për ‘waiver’ çlirim nga papranueshmëria, në  rastet kur keni kryer:
Një krim që përfshin sjellje imorale(CIMT);  por vetëm një herë.
Ju nuk keni nevojë të bëni kërkesë për waiver nëse akti juaj ishte një vepër e pastër politike; e kryer nën moshën 18 vjeç  dhe jeni liruar nga çdo burgim më shumë se 5 vjet para aplikimit; ose nëse krimi ishte vetëm një CIMT, për të cilin dënimi maksimal i mundshëm është 1 vit ose më pak me burgim dhe dënimi aktual që keni marrë është 6 muaj ose më pak;
Shkelje ligjeve dhe rregulloreve të çdo vendi ose shteti të SHBA, lidhur me posedimin prej 30 gram ose më pak mariuanës;(nje shkelje e vetme ligjore)
Dy ose më shumë dënime, përveç atyre thjesht politike, për të cilat dënimet me burgim janë pesë vjet ose më shumë;
Prostitucion;
Tregëti e paligjshme ka ose  s’ka lidhje me prostitucionin;
 Disa të huaj të përfshirë në veprimtari serioze kriminale të cilët kanë marrë imunitet nga prokuroria.
Refuzimi i I-601 nuk është i disponueshëm për të gjitha llojet e krimeve dhe nuk  jepet për disa shtetas të huaj. Nëse jeni dënuar për një krim të dhunshëm ose të rrezikshëm, duhet të vërtetoni që  e keni vepruar në “rrethana të jashtëzakonshme”, si për shkak të sigurisë kombëtare ose për arsye  të politikës së jashtme, ose  ngaqë që mohimi i pranimit tuaj në SHBA do të rezultonte në “vështirësi të jashtëzakonshme” (exceptional or extremely unusual hardship) për njeriun tuaj shtetas amerikan. Edhe pse ky standart i lartë mund të arrihet, qeveria amerikane përsëri mund të refuzojë kërkesën për ‘waiver’ si çështje diskrecioni. Ky privilegj nuk mund t’u jepet në qoftë se ju jeni dënuar ose keni pohuar vepra penale si vrasje ose vepra që përfshijnë tortura, ose përpjekje a konspiracion për të kryer vrasje apo një veprim kriminal që përfshin torturën.
Kërkesa për ‘waiver’ bëhet duke plotësuar e  dorëzuar Formularin I-601  në konsullatën e SHBA-së që ka kryer intervistën për vizë. Me aplikimin F I-601, ju duhet të vërtetoni se për kërkesën tuaj,e keni bazuar  në një nga rrethanat si më poshtë:
Jeni i papranueshëm vetëm për shkak të pjesëmarrjes tuaj në prostitucion, por jeni rehabilituar dhe pranimi juaj në Shtetet e Bashkuara nuk paraqet rrezik për sigurinë  e mirëqënien e vendit.
Kanë kaluar të paktën 15 vjet që nga aktiviteti ose ngjarja që ju bën të pa-pranueshëm
Ju jeni rehabilituar dhe pranimi juaj në Shtetet e Bashkuara nuk do të përbëje kërcënim për shoqërinë.
Shtetasi amerikan- familjari juaj që ka aplikuar për bashkim familjar me ju, do të përjetonte vështirësi ekstreme nëse nuk do të lejoheshit të bashkoheshit.
Faktorët që USCIS konsideron gjatë përcaktimit të vështirësive ekstreme për të afërmit aplikues nuk kufizohen vetëm në: Shëndetin, gjendjen financiare, arsimimin, konsideratat personale dhe faktorët e veçantë siç janë pengesat kulturore, gjuhësore, fetare dhe etnike; frikë nga braktisja sociale ose stigma; dhe mungesa e qasjes në institucionet sociale për mbështetje, udhëzim ose mbrojtje. Aplikimi juaj duhet të mbështetet me dëshmi të dokumentuara, ose duhet të shpjegoni në detaje se përse nuk mund të sillni prova të tilla. Pohimet e thjeshta nuk do të mjaftojnë. Pohimet mjekësore duhet të mbështeten nga mjeku me deklarata profesionale.
Të jesh i ligjshëm për aplikimin Form I-601, nuk do të thotë se do ta fitosh. Përveç përmbushjes së kërkesave ligjore, ju duhet të paraqisni prova që tregojnë faktorët pozitivë janë shumë  më tepër se faktorët negativë. Një avokat me përvojë i Emigracionit mund t’ju ndihmojë të maksimalizoni mundësinë për miratim duke paraqitur një përmbledhje ligjore dhe duke shpjeguar se si i plotësoni kërkesat për të. Illyriapress.com

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...