Rreth 70 harta të reja të murit nëpër shkollat e Gjenevës, duhet të zëvendësohen për shkak të një gabimi.
Në to, Kosova shfaqet si një krahinë serbe e jo si një shtet i pavarur. Kantoni i Gjenevës ka anuluar porosinë nga kompania “Michelin”.
Pierre-Antoine Preti, zëdhënës i Drejtorisë Arsimore të Gjenevës (DIP), ka thënë të mërkurën se është për keqardhje ky gabim që ka ndodhur dhe theksoi se tashmë ato harta janë hequr dhe do të zëvendësohen me të reja ku Kosova do të jetë shtet i pavarur.
“Mungesa e kufijve politikë të Kosovës nuk është vënë re nga blerësit në momentin e pranimit”, ka thënë Antoine Preti, raporton “LeTemps”.
“Si hap i parë, porosia për 2018-2019 do të kthehet tek prodhuesi. Porositë tjera do të jenë në pajtim me kufijtë politikë evropianë”, theksoi ai, transmeton Koha.net.