Edhe Kadri Veseli kundër Hashim Thaçit: Ndryshimi i kufijve është kundër interesave të Kosovës

Premte, 31 August 2018 13:47

​Edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka dalë kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për “korrigjim kufijsh”. Ai përmes një konference të jashtëzakonshme ka dhënë qëndrimin e partisë së tij për këtë çështje. 

Sipas Veselit, idetë e fundit janë skenar jashtë interesave të Kosovës dhe partnerëve të vendit. 

“Ngritja e kësaj teme të rrezikshme, do ta dëmtojë Kosovën në dialog”, tha kryeparlamentari Veseli në konferencën e jashtëzakonshme për media të partisë së tij, e cila nisi një orë me vonesë nga paralajmërimi.

“Temat e ndarjen nuk i japin fuqi Kosovës, por krijojnë panik dhe pasiguri tek qytetarët tanë”, tha kreu i PDK-së, duke folur për idenë që po e promovon ish-bashkëpartiaku dhe bashkëpunëtori i tij i afërt Hashim Thaçi.

“Shteti i Kosovës, integriteti i Kosovës janë të shenjta. Në të njëjtën kohë nuk do të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive”, ka thënë ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...