Hoxhaj: Qytetarët e Kosovës së shpejti do të lëvizin pa viza

Tuesday, 04 September 2018 17:23

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar në Prishtinë zëvendësministren e brendshme të Austrisë, Karoline Edtstadler, e cila ndodhet për një vizitë në Kosovë.

Në këtë takim, Hoxhaj e ka informuar zyrtaren e lartë austriake për zhvillimet në Kosovë dhe veçmas pritjet e tij për liberalizimin e vizave. Sipas Hoxhaj, është me rëndësi përkrahja austriake në këtë kohë meqë udhëheq me presidencën e radhës së BE-së.

Hoxhaj ka thënë se Kosova ka përmbushur kriteret për vizat dhe me të drejt qytetarët meritojnë të lëvizin së shpejti pa viza drejt zonës Shengen. Edhe zyrtarja e lartë austriake ka ofruar mbështetjen e shtetit të saj duke thënë se përkrahja nuk do të mungoj dhe gjatë muajve të ardhshëm do të sqarohet edhe më shumë situata.

Hoxhaj dhe Edtstadler kanë nënvizuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.

Login to post comments