Shtyhet seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ja kur do të zhvillohet

Tuesday, 04 September 2018 20:58

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se seanca e jashtëzakonshme do t’i vazhdojë punimet nesër në ora 14:00.

Gjatë një konferencë të mbajtur në hollin e Kuvendit të Kosovës, ai ka theksuar se mospjesëmarrja e deputetëve të opozitës në seancën e sotme e ka dëmtuar shtetin e Kosovës.

Ndërsa kritikat më të ashpra ai ka pasur ndaj shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, për të cilin ka thënë se “nuk ka mbetur Kosova me mbrojt Avdullah Hoti”.

Login to post comments