Edhe Franca del kundër vendimit "Thaçi-Vuçiç" për ndryshimin e kufijve

E mërkurë, 05 September 2018 13:23

Franca si Gjermania, edhe ky vend me ndikim të madh evropian dhe jo vetëm është kundër ‘korrigjimit të kufijve’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kështu së paku shkruan medium serb ‘Novosti’, burime të së cilit kanë vënë në dukje se gjatë konferencës së ambasadorëve, të mbajtur javën e kaluar, e cila u ndoq edhe nga presidenti Manuel Macron, Parisi ka shprehur kundërshtimin ndaj çdo lloj ndryshimi të kufiri apo vijave administrative në rajon.

Madje, siç shkruan ky medium, përcjell Telegrafi, pozicioni i Parisit është akoma më i ashpër sesa pozicioni i Berlinit.

‘Parisi zyrtar ka frikë se çdo ‘rishikim’ mund të shkaktojë një reaksion zinxhir në rajon, edhe në qoftë se vendoset se një gjë e tillë do të ndodhë vetëm në mes të Beogradit dhe Prishtinë’, citohet të ketë thënë burimi në fjalë.

Para së gjithash, siç thuhet më tej, kjo lidhet me situatën në të cilën Republika Srpska do të përpiqej të ndjekë shembullin e veriut të Kosovës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...