Hahn: Prishtina dhe Beogradi mund të flasin për shkëmbime territoresh

Premte, 07 September 2018 12:30

Komisionieri për Zgjerim në Komisionin Evropian, Johans Hahn, ka thënë sot në Vjenë se Beogradi dhe Prishtina “ mund të diskutojnë rreth idesë së shkëmbimit të territoreve”, raporton agjencia e lajmeve ‘tanjug’.

Sipas tij, të dy shtetet duhet ta dinë që ajo marrëveshje duhet të jetë e pranueshme për të gjithë komunitetin ndërkombëtarë.

“Ajo marrëveshje duhet t’i kontribuojë stabilitetit në rajon”, ka thënë Hahn, raporton tanjug.

Kujtojmë se ideja për shkëmbim të territoreve është kundërshtuar ashpër nga faktori politik në vend, duke thënë se një gjë e tillë mund të ngritë tensionet në Ballkanin Perëndimor.

Login to post comments