Kundër Thaçi-Vuçiç/ Merkel, e prerë: Integriteti territorial është kyç për rajonin

Saturday, 08 September 2018 15:54

Kancelarja e Gjermanisë është shprehur edhe një herë kundër planit të Thaçit dhe Vuçiçit për ndarjen e Kosovës.

Gjatë vizitës së saj në Maqedoni, kancelarja gjermane Angela Merkel është pyetur nga gazetarët për idenë e Presidentit të Kosovës për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Merkel është shprehur edhe një here se është kundër idesë për shkëmbimin e territoreve, njofton albinfo.ch.  “Në aspektin gjerman por edhe evropian ne kemi interes për rajon stabil. Kjo është kyç për stabilitet të Evropës në përgjithësi. Unë besoj se integriteti territorial është kyç për rajonin”, ka thënë shkurt ajo.

Modifikuar më Saturday, 08 September 2018 15:55
Login to post comments