Historiani Drançolli ngre paralele mes vizitës së Vuçiqit dhe një ngjarje të fiks para 100 vjetëve

Diel, 09 September 2018 14:26

Historiani i njohur Jahja Drançolli ka ngre një paralele në mes të vizitës së sotme të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe një ngjarje të së dielës së 9 shtatorit të vitit 1918, që lidhet me Aleksandar Karagjorgjeviq.

“Kalendari historik në funksion të ‘Serbisë së Madhe’! A thua është rastësi vizita në Kosovë e Aleksandar Vučić, Presidentit i Serbisë, e cila përputhet tërësisht më 100-vjetorin, pra të dielën e 9 shtatorit 1918, kur Aleksandar Karađorđrvić, atëbotë regjent i Mbretërisë së Serbisë (1914-1918), dhe më pastaj mbret i Mbretërisë Serbo-Kroata-Sllovene (Jugosllavisë, deri më 1934), përgëzonte eprorët dhe ushtrinë serbe për fitoret e mëdha në Frontin e Selanikut, të zhvilluara edhe në trevat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së sotme!”, ka thënë Drançolli. koha.net

gazeta.jpg

Burimi: gazeta e përdithshme "Velika Srbija” (Велика Србија), Selanik, 9 shtator 1918.

 

Modifikuar më Diel, 09 September 2018 14:30
Login to post comments