Një i ri shqiptar është ekzekutuar në New York, SHBA.
Sipas autoriteteve amerikane mësohet se viktima është 23-vjeçari, Grei Frashëri. Ai u vra mbrëmjen e 7 shtatorit në në Bay Ridge.
Policia amerikane gjeti në vendin e ngjarjes disa gëzoja arme, ndërsa siç raportojnë mediat amerikane, nga vendi i ngjarjes janë larguar disa makina me shpejtësi, por nuk dihet nëse në ndonjërën prej tyre kanë qenë autorët.
Policia e New Yorkut po heton për zbardhjen e ngjarjes, motivet dhe autorët.