Zëri i Amerikës: Shndërrimi i Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës

E Enjte, 20 September 2018 07:13

Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë vlerëson se mundësitë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të saj përmes ndryshimeve kushtetuese, pothuajse janë shuar, ndërsa fajëson Beogradin për nxitjen e pjesëtarëve të komunitetit serb që të braktisin Forcën e Sigurisë.

Duke shpalosur një studim rreth këtyre çështjeve, Plator Avdiu nga kjo qendër, tha se qeveria e Kosovës tani duhet të përqendrohet në ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë përmes ndryshimeve ligjore.
“Ka shumë debate, qoftë që kapen në arsye politike ose profesionale se a është e drejtë të bëhet kjo përmes kushtetutës apo ligjit, mund të them se publikimi jonë është në vazhdën e publikimeve të mëhershme që i kemi bërë për këtë çështje, ne kemi dalë edhe më herët me qëndrimet tona se në rast se ka bllokime nga ana e komunitetit serb në kuvendin e Kosovës, është plani B i cili i mundëson Kosovës të bëjë transformimin e FSK-së në ushtri për shkak se kushtetuta nuk e ndalon, është vetëm ligji aktual ai i cili vendos disa kufizime në armatim”, tha zoti Avdiu.

Javën e kaluar, qeveria e Kosovës miratoi tri projektligje që i hapin rrugë ndryshimit të mandatit të Forcës së Sigurisë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte thënë se veprimi i qeverisë është ligjor dhe në bazë të kushtetutës, duke paralajmëruar se në momentin e krijimit të rrethanave të favorshme politike do të ndryshohet edhe emri i Forcës së Sigurisë përmes ndryshimeve kushtetuese.

Sipas zotit Avdiu, Serbia si kundërshtarja më e madhe e transformimit të Forcës së Sigurisë në ushtri, ushtron trysni mbi pjesëtarët e komunitetit serb që të braktisin forcën.

“Dihet që një prej kundërshtarëve më të mëdhenj të kësaj është Serbia e cila përmes eksponentëve të saj qoftë qeveritar në Beograd, qoftë eksponentëve të saj në Kosovë, ose qoftë përmes qarqeve të cilat për institucionet e Kosovës janë ilegale ka shantazhuar ka bërë presion dhe ka ndikuar që një numër shumë i madh të largohen pikërisht muajve të fundit nga Forca e Sigurisë së Kosovës duke i shantazhuar në mënyrë të drejtë për drejtë”, tha ai.

60 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga radhët e komunitetit serb, kanë ofruar dorëheqjet e tyre nga kjo forcë vetëm gjatë vitit 2018. Shpat Balaj, nga Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë, tha se largimi i pjesëtarëve serbë nga Forca e Sigurisë së Kosovës është një operacion i përgatitur mirë nga shteti i Serbisë.

“Integrimi i komunitetit serb është konsideruar si njëra nga sfidat më të mëdha të Forcës së Sigurisë së Kosovë dhe me intensifikimin e dialogut Kosovë – Serbi, hapjen e debatit për transformimin e FSK-së dhe me përafrimin e datës për arritje të së ashtuquajturës marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, shteti i Serbisë ka filluar një fushatë për ta parandaluar këtë proces dhe për ta dëmtuar FSK-në. Kjo fushatë është një operacion i mirë përgatitur psikologjiko – ushtarak i cili ka në krye liderët kryesorë të Serbisë dhe si pjesë e kësaj fushate në fillim të vitit 2017 shtëpitë e dy pjesëtarëve serb të FSK-së janë sulmuar me mjete eksplozive”, tha zoti Balaj.

Zoti Balaj tha se Bashkimi Evropian në këtë fazë duhet që të kushtëzojë Serbinë me mos ndërhyrjen në institucionet e Kosovës.

“Institucionet e Kosovës në bashkëpunim me praninë ndërkombëtare në vend duhet të insistojnë në krijimin e një strategjie të qartë e cila do të parandalonte edhe largime të tjera nga ky institucion. Në anën tjetër duke e marrë parasysh përafrimin e Serbisë me Bashkimin Evropian, ky i fundit duhet të jetë më i ashpër sa i takon kësaj çështje ndaj Serbisë, duke e kushtëzuar anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian me mos ndërhyrje në institucionet e Kosovës”, tha ai.

Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua në janar të vitit 2009 në bazë të planit të kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, në bazë të të cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës. Forca e Sigurisë është forcë shumë-etnike me mbi 10 për qind të përbërjes së saj nga komunitetet jo shumicë.

Në pranverën e vitit të kaluar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, hodhi nismën për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë nëpërmjet një ligji duke nxitur reagimin e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara që kërkojnë krijimin e ushtrisë së Kosovës nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

Por këto ndryshime varen nga vota e deputetëve të pakicave kombëtare dhe tash për tash janë të pamundura për shkak të qëndrimit kundërshtues të Beogradit dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës ndaj themelimit të ushtrisë së saj.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...