Zbardhja e tri dekadave të shqiptarëve në Maqedoni nëpërmjet 463 dokumenteve

Diel, 23 September 2018 14:51

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, sikurse dihet, shqiptarët - të cilët nuk u lanë të ishin pjesë e shtetit amë, Shqipërisë - padrejtësisht, pa pëlqimin dhe pa pajtimin e tyre u gjenden në kuadër të krijaturës artificiale të ashtuquajtur Federata Jugosllave.

Edhe brenda kësaj federate, shqiptarët, përveç se i ndanë në disa njësi federative, ata, për më keq, nuk konsideroheshin të barabartë me popujt e tjerë brenda kësaj federate, por mbetën të nëpërkëmbur, të diskriminuar e të shtypur, shkruan Sadik Mehmeti, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.
Konsideroheshin qytetarë të rendit të dytë. Kështu, shqiptarëve iu desh të bënin dhe vazhdojnë të bëjnë akoma dhe sot e kësaj dite - shumë investime, përpjekje, mund e sakrifica për të fituar të drejtat e tyre elementare të mohuara; u desh të kalonin vite e dekada që shqiptarët t’i arrinin ato që të tjerët nuk ua njohën dhe dhunshëm ua morën.
Njohja e vërtetë e këtij rrugëtimi kaq të gjatë dhe kaq të vështirë, pra edhe e shqiptarëve në Maqedoni, pas vitit 1944 e këndej, nuk mund të bëhet ndryshe përveç se me njohjen, grumbullimin, hulumtimin, analizimin dhe finalizimin me botim, të dokumenteve dhe dëshmive që i përshkruajnë ngjarjet, ndodhitë, proceset, kontributet dhe të bëmat e personaliteteve në ato vite dhe në atë të kaluar. Sepse, historia duhet të shkruhet ashtu siç vërtet ka qenë ajo, në mënyrë objektive, reale dhe vetëm përmes gjuhës së fakteve dhe argumenteve të shkruara.
Prandaj, vepra “Problemi shqiptar në RP(S) të Maqedonisë - 1944-1974”, (Përmbledhje dokumentesh), vëll. I-VI, përgatitur nga Dr. Qerim Lita, në fakt, është një kontribut me vlerë për të zbardhur periudhën prej tri dekadash të kombit shqiptar në ish-Republikën Popullore (Socialiste) të Maqedonisë, përkatësisht midis harkut kohor 2 gusht 1944 - 25 shkurt 1974.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...