Referendumi, Ali Ahmeti: Më 30 shtator vendoset për një mision historik për shqiptarët në Maqedoni

Premte, 28 September 2018 07:14

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) me qytetin e Tetovës e ka përmbyllur fushatën informuese në kuadër të referendumit që do të mbahet më 30 shtator.

Siç njofton BDI, nga Tetova iu bë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë “Për Maqedoninë në NATO”, me çka vendi do të sigurojë stabilitet dhe siguri afatgjatë.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti bëri të ditur se për 20 ditë rresht kanë kontaktuar me qytetarët shqiptarë në një mision fisnik ku është folur për vlera, për marrëdhënie më të forta e më të qëndrueshme jo vetëm në vend por edhe në rajon.

“Më 30 shtator duhet të përmbyllet me sukses një kapitull dhe ne jemi përcaktuar që ky kapitull historik të mbyllet me integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe në anëtarësimin e vendit tonë në NATO. Sepse alternativa tjetër është izolimi. Jo vetëm që kemi qenë ithtar, propagandues dhe promovues tash e 17 vite të integrimit jo vetëm në NATO dhe Bashkimin Evropian, por edhe integrimit të Brendshëm me të gjitha ato vlera që ne i kemi si komb dhe kështu me vlerat që i kemi ndërtuar këtu ne po integrohemi aty ku e kemi vendin në Bashkimin Evropian,” potencoi kryetari i BDI-së, Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se më 30 shtator vendoset për një mision historik për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni.

“Për ne shqiptarët na hapen dyert ku kemi pritur tash e sa kohë në NATO dhe BE, aty ku e kemi pasur vendin, aty ku gjithmonë Rilindja Kombëtare na ka thirrur se dielli për ne lind në perëndim. Prandaj të gjithë ne kemi përgjegjësi morale dhe kombëtare se Dielli për ne lind në perëndim, Maqedonia Evropiane,” u shprehë kryetari i BDI-së, Ahmeti.

Fjalë rasti para qytetarëve të Komunës së Tetovës, patën shefi i shtabit për referendumin Atilla Rexhepi, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri Hazbi Lika, zëvendësministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti dhe deputeti Xhevat Ademi të cilët ju bënë thirrje të gjithëve që të përcillen mesazhet se me 30 shtator vendoset për ardhmërinë e brezave që do të vijnë ku do të mbizotëroj paqja dhe stabiliteti në vend dhe rajon.

Nga mesnata hynë në fuqi heshtja para votimit të ditës së diel për referendumin ku qytetarët do të kenë mundësi të votojnë për Maqedoninë në NATO. Bashkimi Demokratik për Integrim ka zhvilluar fushatë intensivë duke vizituar çdo qytet dhe fshatë me qëllim që qytetarët të jenë të mirinformuar në lidhje me procesin e votimit dhe se data 30 shtator është një mundësi historike për Maqedoninë andaj secili duhet të marrë një vendim dhe të jetë përgjegjës se a do të ecet para ose do të stagnohet. Votimi me 30 shtator PËR do të thotë se Maqedonia do të jetë anëtare e NATO-së dhe se Maqedonia do të bëhet në të ardhmen pjesë e Bashkimit Evropian.

Modifikuar më Premte, 28 September 2018 07:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...