Mali i Zi ka një proces shumë të rëndësishëm zgjedhor ditën e sotme. Do të votohet për Presidentin e ri.
Ky proces në të cilin marr pjesë 7 kandidatë cilësohen tejet të rëndësishme për qëndrueshmërinë dhe për të ardhmen e këtij vendi.
Beteja kryesore për Presidentin e ri është mes kandidatit të partisë në pushtet, Milo Gjukanoviç, ish-kryeministër, dhe rivalit të tij të pavarur Mladen Bojaniç.
Gjukanoviç pritet të jetë fituesi i këtyre që në raundin e parë sipas të gjitha sondazheve, megjithatë vota e malazezëve sot do ta vendosë.
Në këto zgjedhje, faktori shqiptar në Malin e Zi ka premtuar mbështetje për Gjukanoviç, duke i rritur ndjeshëm mundësitë e tij për të realizuar parashikimin e sondazheve.
Gjukanoviç, një veteran i politikës, u kthye me forcë në skenë dhe premton vazhdimin e rrugës evropiane të vendit.