Ekspertët: Arsyet pse pati pjesëmarrje të ulët në referendum

Hënë, 01 October 2018 16:28

Suksesi apo dështimi i referendumit per emrin në Maqedoni nuk mund të llogaritet si plotësisht real me listën zgjedhore aktuale, thonë ekspertët.

Robert Nesimi konsideron se lista zgjedhore nuk është reale për shkak të largimit të qytetarëve nga vendi. Nesimi kërkon regjistrim urgjent të popullsisë.

“Ne kuadër të referendumit dhe në kuadër të zgjedhjeve të mëparshme, regjistrimi i popullsisë është shumë i rëndësishëm sepse do të shërbejë për pastrimin e listës zgjedhore. Tani ka 1 milion e 800 mijë votues që unë mendoj se totalisht nuk është numër real, pa u bë regjistrimi vështirë se do të mund të pastrohet kjo listë ndërsa është mëse e nevojshme që të pastrohet. Procesi është që të bëhet regjistrimi dhe pastaj të pastrohet lista zgjedhore dhe më pas ne mund të flasim për suksesin apo mossuksesin e referendumit. Por edhe sikur numri të jetë i ulët mos të them 1 milion e 400-500, përsëri me këtë dalje prej 65.000 prapë do të kishte dështuar, mendoj se këtu kemi një problem pak më të thellë se lista zgjedhore”- vlerëson Robert Nesimi, ekspert.

Nga ana tjetër drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës Apostol Simovski thotë se Ligjet ekzistuese që kanë të bëjnë me regjistrimin e popullsisë nuk mundësojnë që Maqedonia të ketë një situatë të qartë lidhur me të dhënat e votuesve real.

“Ligji për regjistrim dhe garancia Kushtetuese që secili shtetas i Maqedonisë që ka mbushur moshën madhore të jetë edhe votues, nuk i jep askujt të drejtë që disa persona t’i fshijnë nga lista zgjedhore. Është çështje tjetër që disa Ligje të caktuara, të tregojnë se sa real është pragu ekzistues dhe i pritshëm për çfarëdolloj situate për zbatim të referendumit apo të zgjedhjeve të ndryshme. Këtu duhet të mendohen ata të cilët sjellin Ligje se si të reagojnë në rast të këtyre përvojave që i kemi pasur deri më tani, ja dhe përvoja e djeshme na tregoi se diçka në këtë drejtim duhet të pësojë ndryshim. Duhet ta zgjedhim atë modelin amerikan dhe anglez ku në çdo zgjedhje bëhet regjistrim i votuesve, gjegjësisht regjistrohen vetëm ata persona të cilët konsiderojnë se do të votojnë, dhe vetëm ata do të kenë të drejtë vote”- deklaroi Apostol Simovski, Drejtor i Entit Shtetëror të Statistikës.

Regjistrimi i ri i popullsisë planifikohet të fillojë më 1 Prill të vitit 2020. Drejtori i Entit shtetëror të statistikës kishte paralajmëruar disa risi në regjistrimin e ri, në metodën e aplikimit të regjistrimit, në të cilën do të përfshihen më shumë se 60 çështje mbi statusin e qytetarëve, raporton Alsat M.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...