Daçiç: Me korrigjimin e kufijve Serbia i merr më shumë Kosovës

E mërkurë, 03 October 2018 12:28

Në një intervistë për mediat serbe ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç u shpreh se nëse zbatohet ideja e korrigjimit të kufijve me Kosovën, Serbia merr më shumë se veriun e Mitrovicës.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, gjatë një interviste për Radio Televizionin e Vojvodinës shpjegoi se çfarë nënkupton ideja e korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë, në kuadër të dialogut në Bruksel.

Ai vuri në dukje se nuk është vetëm veriu i Kosovës që mbetet në Serbi, por edhe pjesë të tjera të Kosovës të banuara nga serbët. Daçic shtoi se çështje për t’u diskutuar në Bruksel është edhe statusi i pronës së Kishës Ortodokse Serbe.

Ministri serb, gjithashtu vlerësoi se në rast të ndonjë konflikti, një sulm i armatosur mund të fillonte në veri të Kosovës; por kjo do të ndikonte në rrugën evropiane të Serbisë, pasi “një konflikt me Kosovën do të nënkuptonte një konflikt me KFOR-in”. 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...