×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vuçiç konfirmon akuzat: Hashim Thaçi do ndarjen e Kosovës

Saturday, 06 October 2018 14:50

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për televizionin Russia Today, Vuçiç shprehet se kurrë nuk ka propozuar ndarje mbi baza etnike, por vetëm zgjidhje dialogu.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: Nuk kam përmendur kurrë ndonjë lloj ndarjeje mbi baza etnike. Gjithmonë kam thënë vetëm një fjali. Na duhet të gjejmë një zgjidhje kompromisi mes serbëve dhe shqiptarëve, që nënkupton se shqiptarët nuk duhet të jenë ata që marrin gjithçka dhe serbët mos marrin asgjë.

Kreu i shtetit serb akuzon Bashkimin Europian për përdorim të dy standardeve, me qëndrimin kundër shkëmbimit të territoreve pasi i druhen shpërthimit të konflikteve.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: Në 2008-ën njohën pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Nga ju lindi kjo e drejtë? Atëherë nuk u quajt hapje e kutisë së Pandorës, ndërsa tani po, edhe nëse shqiptarët dhe serbët bien dakord. Kjo është hipokrizi.

Por presidenti serb nuk përmend në asnjë rast masakrat e ushtrisë serbe ndaj civilëve në luftën e Kosovës në vitet ’98 – ’99, që shërbyen si baza për shpalljen e pavarësisë. Megjithatë Vuçiç tha se mbështet me vendosmëri rrugën europiane të Serbisë, pavarësisht se Kosovën e konsideron si çështjen kryesore që duhet zgjidhur në këtë rrugëtim./Tv Klan

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...