Dy shqiptarë i rrahin për vdekje në Novi Sad vetëm sepse flisnin shqip

Hënë, 08 October 2018 10:25

Gazeta e përditshme “Danas”, nga Vojvodina, bën të ditur se dy të rinj shqiptarë janë rrahur në Novi Sad, gjatë kësaj fundjave, ndërmjet të shtunës dhe të dielës, njëri prej të cilëve është plagosur rëndë dhe jeta e tij është në rrezik.

Në rrugën “Futoshkoj”, në stacionin e taksive pranë Ruletit “Gaja”, dy të rinj me kombësi shqiptare G.B. dhe Ç.M., të lindur në vitin 1999, sulmohen "nga katër persona të panjohur deri tani, pa asnjë arsye, vetëm pse bisedonin me njëri-tjetrin në gjuhën shqipe", thuhet në kumtesën e Amzës Shqiptare nga Novi Sad, të nënshkruar nga kryetari i saj Demo Berisha.

Shqiptari me inicialet Ç.M, ka lëndime të rënda: ka të thyer kockat e kokës dhe gjakderdhje në tru. Ai, është duke u operuar në Qendrën Klinike të Vojvodinës dhe jeta e tij është në rrezik.

I riu tjetër me inicialet G.M. gjithashtu, ka plagë të rënda, por jeta e tij nuk është në rrezik, thuhet në deklaratën e Amzës Shqiptare nga Novi Sadi.

Ky incident i rëndë ndëretnik i shkaktuar nga huliganët e panjohur, ka zgjuar edhe reagimin e Shoqërisë Civile “Perspektiva”, nga Lugina e Preshevës, e cila ka reaguar ashpër këtë incident, duke kërkuar që rasti të zbardhet sa më shpejt dhe aktorët të dënohen para drejtësisë, ndërsa të rinjve shqiptarë u dëshiron shërim sa më shpejtë.

Gjithashtu, Shoqërisë Civile “Perspektiva”, kërkon nga Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe autoritet e pushteteve lokale në Luginë të Preshevës, të reagojnë ndaj këtyre dukurive negative me të cilët po rrezikohet gjuha shqipe në Serbi dhe njerëzit me origjinë shqiptare, të privuar nga të drejtat më elementare siç është ajo e komunikimit në gjuhën amtare. 

Modifikuar më Hënë, 08 October 2018 10:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...