Krimet e luftës, kush për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Hënë, 08 October 2018 16:38

Çështja e të pagjeturve, krimeve të luftës dhe e dëmeve të luftës nuk kanë qenë asnjëherë pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Nevoja që këto tema të jenë kusht i marrëveshjes finale me Serbinë, nuk po nënvlerësohet nga ana e shoqërisë civile. Me gjithë këtë edhe pse nga presidenti është iniciuar formimi i komisionit për pajtim dhe të vërtetën, ende nuk ka asgjë konkrete.

Në kuadër të marrëveshjes finale me Serbinë, do të duhej edhe adresimi i krimeve të luftës, madje kjo ide u tha nga një zyrtar i lartë amerikan, aktualisht ambasador i SHBA-së në Beograd, Kyle Scot.

Ramush Tahiri, njohës i çështjeve politike, thotë se nga segmenti ndërkombëtar është parim juridik që kriminelët të gjykohen në vendin e krimit, që do të thotë Serbia duhet t’i ekstradojë kriminelet e akuzuar që të dalin para drejtësisë në Kosovë. Tahiri thotë se kjo çështje duhet të jetë e obligueshme.

“Tash për tash kjo çështje nuk është e adresuar në bisedime, në Kosovë nuk kemi ndonjë proces gjyqësor për krime të luftës, ndërsa në Serbi janë disa që janë edhe disa në rishqyrtim, siç është rasti i masakrës së Qyshkut. Gjithsesi është e obligueshme që nga çështjet që kanë mbetur të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë krimet e luftës, adresimi i krimeve të luftës do të thotë satisfaksioni për viktimat, nxjerrja para drejtësisë kriminelët dhe nxitësit e jo vetëm aktorët, por ne do ta kemi edhe pjesën e komandës dhe gjithashtu edhe dëmshpërblimet që Kosova deri tash nuk i ka adresuar”, tha ai.

Ndërkaq, Bajram Qerkini, përfaqësues i familjeve për persona të pagjetur, tha se në vazhdimësi është kërkuar që krimet dhe të pagjeturit të jetë pjesë e bisedimeve: “Ne e kemi thënë jo një herë, po disa herë, që në ato marrëveshje duhet të jenë edhe krimet e luftës. Tash është koha që edhe ato të përfundohen e jo të bëhet pyetja a duhet të jenë…dhe të japin përgjigjeje për të gjitha ato krime dhe për ta gjitha ato që na i ka borxh Serbia neve”, tha ai.

Natasha Kandiç, udhëheqëse e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, në një bisedë për Radio Kosovën konsideron se çështja e krimeve të luftës është detyrë e organeve të drejtësisë, dhe në këtë kuptim nuk mund të jetë subjekt i dialogut, por, sipas saj, është më se e  nevojshme që temë e dialogut të jetë zbardhja e fatit të të pagjeturve.

“Në këtë kuptim unë mendoj se është dashur më herët që në kuadër të dialogut të Brukselit, njëra ndër temat të jetë zbulimi i varrezave masive dhe të zgjidhet fati i të zhdukurve. Kjo është diçka për çfarë gjykata nuk merret. Kështu që kjo do duhej të ishte temë e dialogut dhe ende nuk është e qartë a do të jetë. Pra, që të dyja palët e kanë për obligim që të japin një vlerësim real se sa është numri i varrezave masive që janë identifikuar dhe sa mund të jetë numri i trupave që mund të gjenden, pra, kjo do të duhej të jetë temë shumë e rëndësishme në dialogun e Brukselit”, tha ajo.

Edhe Jeta Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se krimet e  luftës patjetër duhet të jenë pjesë e marrëveshjes finale me Serbinë:

“Çështja e krimeve të luftës duhet patjetër të përfshihet në marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë, pasi vetëm në këtë mënyrë ne mund të arrijmë normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja shteteve, aty duhet të përfshihet edhe çështja e dëmshpërblimeve të luftës, të reparacioneve, të garancive për mospërsëritjen e krimeve që janë bërë dhe mbi të gjitha duhet të bëhet pranimi i fajit nga ana e Serbisë për krimet që i ka bërë në Kosovë dhe e natyrshme do të jetë edhe kërkim falja për këto krime”, tha ajo.

Ndërkohë nga Zyra e presidentit nuk ka dhënë asnjë përgjigjeje nëse do të diskutohen krimet e luftës gjatë dialogut, përderisa dihet se presidenti ka iniciuar formimin e një komisioni për të vërtetën dhe pajtimin në mes komuniteteve në Kosovë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...