Maqedoni: Qeveria dorëzon në Kuvend ndryshimet Kushtetuese për emrin

Hënë, 08 October 2018 22:22

Qeveria ne Maqedoni në mbledhjen e jashtëzakonshme mori vendim për inicimin e ndryshimeve Kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e Prespës. Në konstatimin e Qeverisë, theksi vendoset në 4 ndryshime thelbësore në nenet ku thuhet Republika e Maqedonisë shtohet “e Veriut”, ndryshimin e preambulës dhe përforcimin e vendimeve të KAÇKM-së apo ASNOMIT, përcaktimi i qartë i kufijve të Maqedonisë dhe angazhimi i shtetit për qytetarët e Maqedonisë që jetojnë në diasporë. Nga organi ekzekutiv nuk bëjnë të ditur se sa nene konkretisht do të ndryshohen pasi që kjo do të vërtetohet gjatë procedurës së ndryshimeve kushtetuese. Qeveria nuk konfirmon nëse është siguruar shumica e nevojshme prej 2/3 për miratimin e ndryshimeve.

“Këtë do ta shohim pas debatit në Komisionin amë dhe më pas në seancë plenarë kur do të votohet. Për të filluar procedura nevojiten 2/3 e votave. Presim që deputetët në Kuvend do ta përcjellin zërin e qytetarëve, atë që u tha më 30 shtator, këtë që ne sot po e fillojmë, atë që është interes strategjik i Maqedonisë Sot fillon procesi. Dokumenti shkon në Kuvend. Presim që nga nesër do të fillojnë me punë deputetë dhe do të prononcohen”- deklaroi Mile Boshnjakovski, Zëdhënës i Qeverisë.

Menjëherë pas vendimit të kabinetit Qeveritar, ligjvënësi ka arritur në adresën e Qeverisë për të marrë propozimin me qëllim thirrjen e Komisionit për çështje Kushtetuese, si komision amë për ndryshime. Jo zyrtarisht, kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi i cili udhëheq seancat e Komisionit për çështje Kushtetuese pritet që nesër të thirr seancë komisioni. Debati në komisionin amë zgjatë deri në 10 ditë. Nga ana tjetër, nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Remenska nuk konfirmoi nëse shumica është siguruar duke theksuar se bëhet fjalë për shans historik dhe se deputetë opozitarë duhet rreshtuar në sjelljen e këtij vendimi. VMRO-DPMNE-ja nuk komenton vendimin e Qeverisë, duke akuzuar organin ekzekutiv për ikje nga vendimi i qytetarëve sipas tyre kundër marrëveshjes me Greqinë.

“Çfarë nëse Zoran Zaev heq dorë nga marrëveshja ashtu siç duhet të ndodhte nëse dëgjon zërin e qytetarëve i cili ishte i qartë në referendumin e 30 shtatorit. Mendoj se kjo do të ishte çështja kryesore. Qëndrimi i deputetëve është i qartë, qëndrimi i partisë është i qartë dhe qëndrimi i qytetarëve është i qartë. Kjo marrëveshje nuk kaloi në referendum. Ishte e vendosur para qytetarëve që të shprehen nëse janë për ose kundër dhe jo para institucioneve. Qytetarët nuk u pajtuan, nuk u plotësua cenuesi, nuk kishte vullnet të qytetarëve dhe kjo punë është e kryer. Secili veprim i mëtutjeshëm për zbatimin e kësaj marrëveshje është thyerje e vullnetit të qytetarëve që ishte i qartë në referendum”- pohoi Naum Stoillkovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Pas kalimit të filtrit të parë në Komisionin për çështje Kushtetuese, propozimi dërgohet në seancë plenare. Në këtë pikë nevojiten 2/3 e votave për hapjen e procedurës për ndryshime kushtetuese ashtu siç parashikon rregullorja. Faza e dytë është ajo e parashtrimit të amendamenteve ku për çdo amendament votohet veçmas me shumicë votash. Pas kësaj fillon faza e ndryshimeve në preambulë ku ndryshime miratohen me 2/3 e votave dhe me shumicë votash nga numri i deputetëve që përbëjnë etnitë pakicë në Maqedoni. Faza e fundit është miratimi i ndryshimeve kushtetuese ku edhe në këtë fazë vije në shprehje votimi me 2/3 e votave. Në rast se procedura shkon sipas rregullores, ndryshime kushtetuese pritet të rrumbullakohen për 106-110 ditë punë në ligjvënës.

Modifikuar më Hënë, 08 October 2018 22:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...