Ushtarët maqedonas kanë qëlluar disa herë në ajër në kufirin me Greqinë për të penguar një grup emigrantësh ilegalësh.
Sipas mediave lokale, një emigrant u arrestua dhe u dorëzua në polici, ndërsa të tjerët u kthyen në territorin e Greqisë.
Ushtria maqedonase tha në një njoftim për shtyp se incidenti ndodhi kur një nga patrullat zbuloi një grup emigrantësh që kalonin ilegalisht kufirin pranë rrugës rajonale Gjevgjeli-Moin.
Sipas kësaj, patrullimi paralajmëroi me zë të lartë grupin disa herë, por u injorua. Disa të shtëna paralajmëruese u lëshuan në ajër, gjë që bëri që grupi të kthehej në territorin grek, njofton agjensia MIA.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





