VIDEO/ Liberalizimi i vizave, Brukseli dhe Prishtina nuk kanë një datë

E mërkurë, 10 October 2018 22:16

Institucionet e Kosovës enden nuk e dinë datën se kur kosovarët do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen. Ndonëse ka shpresë që vendimi final i Këshillit të ministrave të BE-së të ndodh në fund të këtij viti, nga Bashkimi Evropian nuk flitet gjë rreth datave.

Megjithatë institucionet e Kosovës tashmë kanë filluar një fazë të re të fushatës për liberalizim duke informuar qytetarët se çfarë në të vërtetë është liberalizimi dhe si do të mund të shfrytëzohet.

Në lansimin e kësaj fushate, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha, theksuan se ky proces nuk bën të keqpërdoret pasi ekziston mundësia që edhe pasi të merret sinjali për lëvizje të lirë - ai të pezullohet.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova dhe ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt. Ata u kërkuan politikanëve në vend që të mos flasin për data të cilat ende nuk i dinë por të vazhdojnë punën në sundimin e ligjit.

“Më lejoni të them shumë qartë, se akoma nuk kemi arritur në cak, vendimi përfundimtar akoma nuk është marrë, dhe tani varet nga Këshilli dhe vendet anëtare dhe nga Parlamenti Evropian që të vendosë për këtë propozim. Në këtë fazë, fatkeqësisht nuk mund të parashikojmë se kur do të mund të merret një vendim i tillë, prandaj duam të këshillojmë lidershipin e Kosovës që të ketë durim dhe të shmang ngritjen e pritjeve të mëdha me afate artificiale të cilat më vonë nuk do të përmbushen...Nëse ka abuzim sistematik të regjimit pa viza, apo ka përkeqësim të situatës, apo nuk përmbushen kërkesat, udhërrëfyesit, regjimi pa viza mund të pezullohet, do të ketë vlerësim të rregullt vjetor për përmbushjen e të gjitha kërkesave për liberalizim të vizave në dialogun pas heqjes së vizave”, tha Natalie Apostolova, shefe e zyrës së BE-së në Kosovë.

"Shtetet anëtare janë aktualisht duke analizuar progresin që ka arritur Kosova, pas rekomandimit të komisionit LIBE. Ju lutem të jeni të sigurt se ky do të jetë një vlerësim i drejtë, por i rreptë. Kërkoj durim për këtë proces i cili tani është duke ndodhur në kryeqytetet e vendeve të rajonit të Schengen, që të respektoni vlerësimin dhe vendimin autonom të secilës qeveri, të secilit shtet anëtar. Mendoj se është në interes të Republikës së Kosovës që ky vlerësim i detajuar të qojë në rezultatin që të gjithë shpresojmë ta kemi, që është udhëtim pa viza", tha Christian Heldt, ambasador i Gjermanisë në Kosovë.

Hapja e kësaj fushate ndërgjegjësuese nga të gjithë pjesëmarrësit u vlerësua si shumë e rëndësishme në këtë fazë dhe u tha se është bërë me kërkesë të shteteve anëtare të zonës Schengen.

Modifikuar më E mërkurë, 10 October 2018 22:17

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...