Është vetëm 22 vjeçe dhe Deniza Miftari ka arritur të realizojë ëndrrën e saj e në të njëjtën kohë mendon se ka bërë krenar edhe të atin, i cili është ndarë nga jeta.
Ajo ka arritur të fitojë në zgjedhjet lokale në Belgjikë, duke u bërë asambleiste e zgjedhur së komunës së Roseslares.
Deniza ka lindur në Gjilan, ndërsa në moshën 3-vjeçare emigroi në Belgjikë së bashku me familjen.
Në një publikim në rrjetet sociale, ajo tregon se ka qenë dëshira më e madhe e të atit kjo sfidë, të cilën vajza e arriti me sukses.
Duke thënë me krenari "u kry babush", ajo i tregon të atit se tashmë mund t’u tregojë të gjithëve në botën e përtejme se vajza e tij e vogël, ia arriti me sukses kësaj dite.
Deniza shkruan:
Dua ta shfrytëzoj këtë rast për të falenderuar motivin tim për pjesëmarrje ne këto zgjedhje komunale: dashurinë e jetës time, babin.
Dëshira jote më e madhe ishte ta përjetoje edhe këtë kapitull timin por jeta vendosi ndryshe. Ti me sfidove ne gjithçka qe bëra dhe më mbështete kur rrezikoja të humbja gjithqka. Do e jipja tërë botën për t’i ndarë këto momente me ty sepse e gjith kjo është padyshim meritë e jotja. Një odë për dashurinë që e kam për ty.
Babi, edhe pse më mungove gjat kampanjës dhe gjatë fitores, mbrëmë e di që ishe me mua sepse ne asnjë moment nuk u ndjeva e vetme. U kry, babush. Tani mund t’i tregosh të gjithëve atje lart që “qiki vogël’” është zgjedhë asamblistja më e re e Komunës së Roeselares. E di se do ishe krenar për mua por dije se unë jam edhe më krenare për ty.
Faleminderit për dashurinë tënde dhe për besimin e pafund. Ti je frymëmarrja ime dhe gjithmonë do jesh arsyeja që do e vazhdoj jetën me kokën lart. Ky është vetëm fillimi. Të premtoj.
Të dua. Të dua o jetë."