Edhe në Kosovë më mirë të punosh në shtet, paga mesatare u rrit me 30% në 5 vite

Premte, 19 October 2018 17:41

Një shtetas i Kosovës që punon në sektorin publik ka marrë 125 euro më shumë në vitin 2017, krahasuar kjo me 5 vite më parë. Sipas raporti pesë vjeçar të publikuar nga Agjencia e Statistikave paga mesatare bruto në sektorin publik u rrit me 30.7 për qind në 2017, krahasuar me vitin 2012.

“Derisa, paga neto nga 353 Euro sa ishte në vitin 2012, u rrit në 474 Euro, një rrije prej 121 Eurosh, ose 34.3 për qind”, thuhet në raport.

Një rritje të konsiderueshme kanë pësuar edhe pagat e atyre që punojnë në sektorin e ndërmarrjeve publike. Në këtë sektor është edhe niveli me i lartë i pagave në Kosovë.
“Paga mesatare bruto në sektorin e ndërmarrjeve publike në vitin 2012 ishte 518 Euro, derisa në vitin 2017 ishte 667 Euro, një rritje prej 149 Eurosh, ose 28.8 për qind. Derisa, paga neto nga 465 Euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 592 Euro, një rrije prej 127 Eurosh, ose 27.3 për qind.”

Më të diskriminuarit janë ata që punojnë në sektorin privat. Pagat e tyre kanë pësuar një rrije simbolike prej 15 eurosh.

“Sektorit privat, në vitin 2012 kishte një pagë bruto mesatare prej 367 Eurosh, kurse në vitin 2017 kishte 384 Euro, një rritje prej 17 Eurosh, ose 4.6 për qind. Derisa, paga neto nga 333 Euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 348 euro, një rrije prej 15 Eurosh, ose 4.5 për qind”.
Duke llogaritur në mesatare të pagës në sektorin publik, privat dhe ndërmarrjet publike “në vitin 2012 paga mesatare bruto në Kosovë ishin 431 Euro, derisa në vitin 2017 ishte 528 Euro, një rritje prej 97 Eurosh ose 22.5 për qind”. Scan

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...