×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Shtetet më të forta e përkrahin formimin e ushtrisë së Kosovës”

Saturday, 20 October 2018 16:32
 

Të enjten në Kuvendin e Kosovës është votuar pakoja ligjore e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila mundëson transformimin e FSK-së në Ushtri.

Projektligji për FSK-në ka marrë 98 vota nga deputetët, ndërsa ai për Ministrinë e Mbrojtjes është votuar nga 101 deputet.

Lidhur më këtë çështje, njohësi i çështjeve të sigurisë Hajrullah Tërnava ka deklaruar se formimi i ushtrisë përmes kushtetues ishte një mënyrë e koklavitur për shkak të Listës serbe.

Image
Hajrullah Tërnava
FOTO GALERI

“Nga shpallja e pavarësisë të shtetit të Kosovës me 17.02.2008 e deri më tani, janë shqyrtua mundësi të ndryshme për formimin e ushtrisë. Është tentua që përmes mundësive kushtetuese formimi i ushtrisë, por kjo mënyrë ishte tepër e koklavitur, sepse një gjë e tille ishte e pamundur nga ana e Lista Serpska ( e dirigjuar nga Serbia), në parlamentin e Kosovës, ku sipas kushtetutës kjo liste është dashur ta votoj ushtrinë e Kosovës me mbi 80% pavarësisht deputetëve tjerë edhe ta votonin me 100%, e një gjë e tillë ishte e pamundur, prandaj është dashur të kërkohen mundësi tjera për formimin e ushtrisë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Sipas tij, varianti tjetër, është ai përmes Ligjit për formimin e Ushtrisë për të cilin është dashur që të bisedohet më  miqtë ndërkombëtar në mënyrë që Kosova të ketë përkrahjen e tyre për krijimin e ushtrisë.

“Variant tjetër e formimit të ushtrisë është mes Ligjit për ushtrinë. Për këtë variante është dashur të bisedohet me miqtë ndërkombëtar  që ta kemi një përkrahje nga ta. Një përkrahje për formimin e ushtrisë me të njëjtin emër si është deri me tani si FSK të Kosovës, këtë përkrahje tani e kemi, nga shtete më të forta të botës. Përkrahjen që na e përcolli Kryeministri i Kosovës, nga qëndrimi i tij nga ajo kohe sa qëndroj në SHBA, dhe mbas kthimit të tij në Kosovë, po dëshmohet se përkrahja e krijimit të ushtrisë (FSK) përmes Ligjit për formimin e ushtrisë (FSK) të Kosovës tani po argumentohet si realitet”, ka potencuar Tërnava për “Bota sot”.

Po ashtu, ai ka shtuar se pas votimit në parlamentin e Kosovës formimi ushtrisë është akt i përfunduar dhe se mendon se në ditë në vijmë Kosova do ta ketë përkrahjen e krijimit të saj.

 “Tani kur janë marrë të gjitha veprimet në parlamentin e Kosovës, për votimin e Ligjit për ushtrinë, nga ana e të përzgjedhurve të popullit,  në këtë rast si delegatët e parlamentit, tani gjërat janë të qarta,  dhe votimi në parlament e konfirmon krijimin dhe formimin e ushtrisë, dhe tani krijimi i ushtrisë është akt i kryer, dhe ditëve në vijim nga shtetet mikë që gjithnjë na qëndrojnë pran, do të kemi përkrahjen e formimit të ushtrisë -FSK-në. Këto shtete edhe në ditët më të vështira na ndihmuan që të çlirohemi nga armiqtë shekullore, sikur që janë Amerika me aleatët e saje si shtetet e BE me NATO-në. Me këtë votim të Ligjit për krijimin te FSK-se, konstatohet se tani dhe në të ardhmen Kosova e ka ushtrinë e saj”, ka përfunduar Tërnava për “Bota sot”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...