Jeremiç: Kosova do të anëtarësohet në OKB dhe do të bashkohet me Shqipërinë

Diel, 21 October 2018 16:11

Kryetari i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiç, pretendon se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, po përshpejton negociatat për demarkacionin e kufirit me Kosovën, në mënyrë që marrëveshja e Vuçiqit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, të finalizohet në katër muajt e parë të vitit 2019.

Siç raporton FoNet, Jeremiç ka thënë se “Demarkimi i kufijve do të thotë se në anën tjetër të kufirit të mbetet 90 për qind e territorit të Kosovës, por edhe pjesët jugore të Serbisë, të cilën shqiptarët e quajnë Lugina e Preshevës”.

Ai gjithashtu tha se Kosova do të bëhet anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara, siç është Serbia sot dhe se nuk do të ketë pengesë në të drejtën ndërkombëtare për t’u bashkuar me Shqipërinë, përcjell Telegrafi.

“Kur flas për Shqipërinë e Madhe nuk flas përmendësh”, shtoi Jeremiç. Ish-shefi i diplomacisë serbe, Jeremiç, theksoi se Serbia mund të përballet me kërkesa të reja territoriale “nëse ajo sot pajtohet që në paqe t’ia vizatojnë kufijtë e saj”.

“Vuçiç është i vetëdijshëm për këtë, por vizioni i tij për Serbinë është një ‘gardh’ i mallkuar”, thotë Jeremiç, duke shtuar se “presidenti serb është në konflikt me moralin dhe ndërgjegjen”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...