Greqi/ bandat shqiptare në krye të trafikut të emigrantëve dhe drogës

Diel, 15 Prill 2018 14:29

Bandat kriminale që veprojnë në Greqi bëjnë më shumë se 100 milionë euro në vit nga krimi, me trafikimin e drogës dhe të emigrantëve që janë dy aktivitetet kryesore të paligjshme të regjistruara në vend, tha policia greke në raportin e vitit 2017-të mbi krimin e rëndë dhe të organizuar.

Sipas “Kathimerini”, gjetjet e raportit tregojnë përfshirjen e mafias të huaj në krime të lidhura me pronën, si vjedhjet dhe plaçkitjet e armatosura, ndërsa policia nxjerr në pah aftësinë e kriminelëve të burgosur për të menaxhuar aktivitete të paligjshme nga burgu.

“Ne vërtetuam pjesëmarrjen në veprimtaritë kriminale të njerëzve që janë të burgosur”, vuri në dukje raporti.

Trafikimi i migrantëve vazhdon të jetë aktiviteti më i madh ilegal në vend vitin e kaluar dhe numri i trafikantëve të arrestuar nga policia është rritur në krahasim me vitin 2016-të.

Raporti identifikoi trafikantët kryesisht si shtetas sirianë, grekë, pakistanezë, shqiptarë, bullgarë dhe turq.

Lidhur me trafikimin e drogës, Greqia përshkruhet si vend tranzit për heroinën e prodhuar në Azi dhe shitet në Evropë përmes “Boshtit Ballkano-Jugor”.

Vitin e kaluar, policia regjistroi një rritje të konsiderueshme në konfiskimet e kanabisit të papërpunuar nga Shqipëria, e cila është prodhuesi numër një i hashashit në Evropë. Në fakt, disa nga sasitë e kanabisit të trafikuara përmes Greqisë përfunduan në Turqi dhe u shkëmbyen me heroinë.

“Është konfirmuar përsëri në 2017-ën se kanabisi nga Shqipëria përdoret për të blerë heroinë nga Turqia. Libia, pas fillimit të krizës politike që po përballet, është bërë një qendër për trafikimin e hashashit në Bashkimin Europian përmes Mesdheut”.

Lidhur me krimin e pronës në vitin 2017-të, policia tha se bandat kriminale greke, gjeorgjiane dhe shqiptare vazhdojnë të luajnë një rol dominues, me një pjesëmarrje të fortë të romëve.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Takimi me të rinjtë që do votojnë për herë të parë, Kërpaçi: Më 25 prill duhet të marrim fatin tonë në dorë

Politikë

Takimi me të rinjtë që do votojnë për herë të parë, Kërpaçi: Më 25 prill duhet të marrim fatin tonë në dorë

  Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë që do të votojnë për herë të parë, tha se më 25 prill është koha që jo vetëm rinia...

Përparim Spahiu: Kjo qeveri nuk ka asnjë plan konkret për të ndaluar rrjedhjen e trurit nga vendi

Politikë

Përparim Spahiu: Kjo qeveri nuk ka asnjë plan konkret për të ndaluar rrjedhjen e trurit nga vendi

  Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu thotë se shpopullimi i vendit është një plagë sociale dhe problemi më i madh është largimi i mjekëve dhe infermierëve, sidomos në këtë kohë pandmie. Në...

Kërpaçi:4 vitet e Ramës me timonin vetëm, thelluan papunësinë. Prioriteti numër 1 i LSI në qeverisje, hapja e vendeve të reja të punës

Politikë

Kërpaçi:4 vitet e Ramës me timonin vetëm, thelluan papunësinë. Prioriteti numër 1 i LSI në qeverisje, hapja e vendeve të reja të punës

  Kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi flet në një intervistë për gazetën “standard” mbi zhvillimet e fundit politiko-sociale në vend. E angazhuar nga LSI në Tiranë, Kërpaçi theksoi se qytetarët e...