Beyer: Serbia s’ka shanse të futet në BE pa e njohur Kosovën

Tuesday, 23 October 2018 19:21

Deputeti i parlamentit gjerman, Peter Beyer, njëherësh anëtar i partisë CDU të kancelares, Angela Merkel, ka pohuar se marrëveshja finale e dialogut Kosovë-Serbi, do të përfundojë me njohjen e Kosovës.

“Në fund të këtij procesi Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe Kosova mund të bëhet anëtare e OKB-së. Është shumë e qarte, s’ka asgjë të re këtu, qëndrimi gjerman është që para se Serbia të bëhet anëtare e BE-së duhet ta pranojë Kosovën, edhe de facto edhe de jure”.

“Gjermania ka qenë ndër shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe qëndrojmë prapa këtij vendimi”.

Deputeti gjerman në një intervistë ekskluzive në Info Magazine në Klan Kosova, theksoi se kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka interesim për Ballkanin Perëndimor. “Merkel interesohet shumë për rajonin e Ballkanit. Para se të vija këtu pata rastin të bisedoj me kancelaren gjermane. Biseduam për Ballkanin Perëndimor, proceset këtu dhe idenë e korrigjimit të kufirit. Ajo është mjaft e interesuar, do të thoja qartë se Ballkani Perëndimor dhe Kosova qëndrojnë në fokusin e saj”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...