Deputeti i kancelares Merkel sot nga Beogradi: Pa pranimin e Kosovës, s’ka BE për Serbinë

E mërkurë, 24 October 2018 17:37

Deputeti i CDU-së, subjektit politik të kancelares gjermane Angela Merkel, Peter Bajer, i ka bërë të qartë sot në Beograd presidentit, Aleksandër Vuçiq, se pa pranimin e shtetit të pavarur të Kosovës, s’ka integrim në Bashkimin Evropian për Serbinë, transmeton portali “Zëri.info”.

“E rëndësishme është që secili duhet ta kuptoj se që nga fillimi i dialogut ka qenë e qartë se nuk mund të vij deri te normalizimi i marrëdhënieve, apo te dialogu në përgjithësi, pa pranimin faktit të integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

Kjo duhet të jetë e qartë”, ka deklaruar Bajer, duke e potencuar qëndrimin gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. / Zëri/

Login to post comments