Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka lutur të gjitha partitë opozitare të japin mesazhe pozitive për liberalizimin e vizave, pasi sipas tij, nuk ka arsye për pesimizëm.
Sipas tij, fokus e kanë anëtarësimin në INTERPOL më 20 nëntor, ndërsa, para ndërrimit të moteve tha se do ta marrim një lajm të mirë për vizat.
Haradinaj i bëri këto komente gjatë vizitës në komunën e Prishtinës, ku shtoi nuk ka shtete bllokuese, por vetëm shtete që kërkojnë sqarime.
Kurse, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, lidhur me liberalizimin e vizave, tha se i kanë dërguar letër deputetëve socialdemokrat, por sipas tij, ka një hezitim nga shtetet, raporton KP.
Ahmeti shtoi se i kanë dhënë në dispozicion 12 nënshkrimet dhe nuk do ndalen deri në rrëzim të qeverisë sepse nuk pajtohen për çështje të ndryshme, por deri ta rrëzojnë do të vazhdojnë ta kenë Haradinajn kryeministër.