Ishulli i Zakyntho në Greqi është goditur nga një tjetër tërmet, pas atij të disa ditëve më parë. Shtypi grek shkruan se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.3 ballë i shkallës Rihter. Epiqendra ka qenë pranë brigjeve të ishullit, ekzaktësisht 48 kilometra larg bregut.
Dëme materiale apo persona të lënduar nuk janë raportuar. Pak ditë më parë, në këtë ishull ra një tërmet i fortë 6.8 ballë duke shkaktuar panik tek banorët. Lëkundjet sizmike u ndjenë në shumë qytete të tjerë të Greqisë, por edhe në Shqipëri.