Kukan: BE-ja ende pa qëndrim për marrëveshjen Kosovë - Serbi

Tuesday, 30 October 2018 14:40

Deputeti i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan, ka thënë se qëndrimi i Gjermanisë për marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është vetëm qëndrim i Gjermanisë, duke thënë se për këtë çështje Bashkimi Evropian ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Këto deklarata Kukan i ka bërë në një intervistë për agjencinë e lajmeve ‘Tanjug’.

‘Tani për tani BE-ja nuk ka një qëndrim final sa i përket zgjidhjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Kukan ka folur edhe për takimin me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, të cilit thotë se ia ka përsëritur qëndrimin e Parlamentit Evropian, se zgjidhja përfundimtare ndërmjet dy shteteve duhet të vijë vetëm nëpërmjet dialogut dhe në asnjë mënyrë tjetër.

I pyetur nëse ideja për korrigjim të kufijve është ende në tavolinë, Kukan ka thënë se janë duke e monitoruar nga afër gjithë procesin, megjithatë nuk ka pranuar se ende nuk ka detaje specifike sa i përket kësaj ideje.

Kukan ka thënë se do të ishte i lumtur nëse arrihet një marrëveshje ndërmjet dy shteteve. Një marrëveshje që sipas tij në asnjë mënyrë nuk do të sillte destabilizim në rajon.

Ai ka folur edhe për takimin e Parisit ku do të marrin pjesë SHBA-ja, Rusia, Gjermania dhe Franca, e ku pritet që të diskutohet për arritjen e një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Do të isha i lumtur nëse do të ndodhte një gjë e tillë. Por duhet të presim. Jam pak skeptik”, ka thënë ndër të tjera anëtari i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan.

Modifikuar më Tuesday, 30 October 2018 15:15

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...