Hoxhaj kërkon hartimin e një platforme të përbashkët për dialogun

E mërkurë, 31 October 2018 15:00

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, dhe zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj tha ot para ligjvënësve kosovar se  ky debat mund të jetë një nismë e re për ecurinë e dialogut dhe është e domosdoshme që partitë të merren vesh për platformë të përbashkët.

“Po thoni që të gjithë jeni për dialog, por a doni të merrni pjesë në proces, a doni të prodhojmë veprim të ri politik apo do të mbesim në nivel deklaratash, siç kemi qenë deri më tash. Konsensusin politik prej këtij Kuvendi, duhet ta bartim në Bruksel dhe ta forcojmë pozicionin negociues të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Ai tha se kriza e besimit mes partive politike nuk varet nga temat sa varet nga pozita pushtet – opozitë në të cilën gjenden përfaqësuesit e partive politike. “Kushdo që është në opozitë ka krizë besimi me ata që janë në pushtet”, tha Hoxhaj.

Sa i përket marrëveshjes me Serbinë, Hoxhaj tha se do të nënshkruhet marrëveshje finale e cila do të duhet të miratohet në Kuvendin e Kosovës dhe atë të Serbisë. Kjo marrëveshje, sipas Hoxhajt, do të shkojë edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe e njëjta do ta bëjë Kosovën anëtare të kësaj organizate.

Duke folur për zbatimin e marrëveshjes, Hoxhaj tha se më shumë varet nga konteksti ndërkombëtar sesa nga raportet mes Kosovës dhe Serbisë, prandaj, theksoi se është jetike që të kapet momentumi tani, para se të zhvendoset vëmendja dhe të mbesim prapa me këtë proces.

Modifikuar më E mërkurë, 31 October 2018 15:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...