Kryeministri Zoran Zaev: Për shqiptarët sollëm drejtësinë

E mërkurë, 31 October 2018 19:20

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Gjorçev i njohur për nacionalizmin e tij prej vitesh kundër shkollave shqipe, sot në Kuvend ka pyetur kryeministrin, Zoran Zaev për të drejtat e shqiptarëve.

Në mungesë të deputetëve shqiptar, Gjorçev pyeti Zaevin se çfarë ka bërë për shqiptarët, një numër i madh i të cilëve e kanë votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, transmeton Alsat. Shefi i qeverisë së Maqedonisë mes tjerash në përgjigjen e tij tha se shqiptarëve iu ka kthyer drejtësinë, por edhe barazinë.

“Zoti Zaev, ju lutem na tregoni çfarë konkretisht keni bërë për shqiptarët në Maqedoni? Shumë ju kanë mbështetur dhe kishin besim të madh, por dëshpërimi nga LSDM-ja, ju si Zoran Zaev dhe kuadrot tuaj është shumë i madh. Madje në disa komuna ku shqiptarët ju kanë besuar nuk ka as investime, as punësime, ka dëshpërim të madh nga politikat e LSDM-së”, tha Gjorçev, deputet i VMRO-DPMNE-së. Kur Gjorçev pyeste, kolegët e tij nga shumica parlamentare filluan të qeshnin. Kryeministri Zaev iu përgjigj shkurt duke thënë se pushteti po bën të kundërtën që kishte bërë VMRO-ja, duke aluduar në zbardhjen e proceseve të montuara gjyqësore.

“Puna e parë që bëmë është se vendosëm në fokus të drejtat e qytetarëve. Për ne ata janë qytetarët tanë. Ne nuk i ndajmë në: shqiptar, romë, turq, maqedonas, vlleh, serb e boshnjak. Shikojmë në parimin e drejtësisë dhe barazisë në të gjitha sferat dhe obligimet e përditshme të qytetarëve, si: përfaqësimi i tyre i drejtë në institucione, intensiteti i punësimeve të qytetarëve nga etnitë jo shumicë për dallim nga 10 vitet e kaluara është shumë më i madh. Mbajmë përgjegjësi për barazi dhe përfaqësim në institucionet publike”, tha Zaev.

Përveç çështjeve të drejtësisë, në seancën për pyetje deputetësh u prekën edhe tema e investimeve kapitale, rishikimi i buxhetit dhe çështja e referendumit. Rreth ndryshimeve kushtetuese, deputetët nuk kishin pyetje për kabinetin qeveritar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...