Kreu i INTERPOL-it serb: Pranimi i Kosovës do të ishte vendim i rrezikshëm

E Enjte, 01 November 2018 09:51

Kreu i INTERPOL-it serb, Milan Dimitrijeviç, ka reaguar ndaj mundësisë që Kosova të anëtarësohet në asamblenë e INTERPOL-it, më 20 nëntor.

Kreu i INTERPOL-it serb, Milan Dimitrijeviç, ka thënë se përpjekjet e reja që Kosova të anëtarësohet në asamblenë e INTERPOL-it më 20 nëntor do të ishte rast precedent dhe dhunë ligjore.

Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL do të krijonte probleme jo vetëm për Serbinë, por edhe shtete tjera.

“Ministri Stefanoviq qartë i ka përmendur problemet e Serbisë përfshirë edhe ato të sigurisë, krimit dhe ligjit. Udhëheqësia e INTERPOL-it me vite është e njohur me arsyet dhe argumentet e Serbisë dhe është e qartë mënyra se me të cilat kushte dikush mund të bëhet anëtar i ri”, deklaroi Dimitrijeviq për “RTS”, transmeton Lajmi.net.

Ai ka thënë se anëtarësimi i mundshëm i Kosovës do të ishte shkelje e Rezolutës 1244, shkelje e rregullave të INTERPOL-it dhe do të krijonte shumë pasiguri.

“Bëhet fjalë për ndryshim të tezave. Bashkëpunimi i INTERPOL-it dhe UNMIK-ut zgjat nga viti 2002 dhe mbulojnë gjithë hapësirën andaj nuk ekziston asnjë argument që me këtë bashkëpunim nuk është e mbuluar e gjithë hapësira”, u shpreh ai.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...