Përleshja me armë, rëndohet bilanci, vdes një nga të plagosurit

E Enjte, 01 November 2018 10:08

Dy familje shqiptare në Kumanovë janë përfshirë në një konflikt me armë mbrëmjen e të mërkurës duke krijuar një skenë frike dhe paniku në zonë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën “Tode Mendoll”. Nga të shtënat me armë mbetën të plagosur pesë persona, njëri prej të cilëve ishte në gjendje të rëndë.

Ky i fundit ndërroi jetë në spital pa orë pas ngjarjes për shkak të plagëve të marra. Viktima është identifikuar si Vebi Maksuti.

Mediat vendase raportojnë se anëtarë të familjes Latifi dhe Maksuti ishin konfrontuar fillimish fizikisht dhe më pas konflikti ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Katër të plagosurit vijojnë mjekimin në spital, ndërkohë grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...