Kosova, 60 milionë euro për veteranët e luftës

Diel, 04 November 2018 12:57

Berat Thaçi, analist politikash në Institutin GAP thotë për KosovaPress se projektbuxheti në parim mbetet një buxhet i asfaltit, ngase Ministria e Infrastrukturës e dominon strukturën e investimeve kapitale për rrugë me rreth 48 përqind të buxhetit total.Ai thotë se ka një rritje të vogël të buxhetit për sektorin e shëndetësisë dhe drejtësisë, mirëpo sipas tij, nuk janë të mjaftueshme, veçmas në shëndetësi kur dihet se ky sektor është mjaft në gjendje të rëndë.Projektbuxheti për vitin 2019 që pritet të jetë 2.3 miliardë euro është i orientuar edhe në skemat sociale, që sipas Thaçit, dëmtojnë perspektivën e vendit.

Madje, Thaçi tha se vetëm për kategoritë e luftës me buxhetin e vitit të ardhshëm, janë paraparë të jenë rreth 60 milionë euro.  Edhe profesori në Fakultetin Ekonomik, Nagip Skënderi thotë se ky lloj buxheti ose kjo shpërndarje e buxhetit tregon se nuk ka shumë performancë në aspektin e ndarjes së buxhetit në kontekst të zhvillimit ekonomik, por më tepër buxheti është i përqendruar në aspektin e mirëmbajtjes sociale, në aspektin  fushës së shëndetësisë, të arsimit dhe FSK-së.

Ndërsa, eksperti financiar Hekuran Murati thekson për KosovaPress se në të kaluarën, tek pjesa e të hyrave zakonisht ka pasur nën-performim në kategorinë e të hyrave të njëhershme, si në rastin e të hyrave nga shitja e telekomit, licencave të ndryshme, apo edhe dividentave.

Ai thotë se kësaj radhe po ashtu është planifikuar një shumë e konsiderueshme e të hyrave të tilla kryesisht nga fondet e AKP-së, të cilat vështirë se do të realizohen sipas planit, meqë ajo varet më tepër edhe nga gjykata.Për skemat sociale, Murati thotë se tashmë kanë arritur pothuajse nivelin e pagave, dhe problemi është që pritet të rriten edhe më tutje.

Sipas tij, është barrë e papërballueshme për vendin në afat-mesëm dhe afat-gjatë, dhe jep prognozë të keqe për sa i përket zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë financiare. Kjo për shkakun se skemat sociale janë shpenzime të rrjedhshme, dhe po u rritën njëherë, është pothuajse e pamundur të zvogëlohen. Madje, Murati paralajmëron se kjo sjell në mënyrë të paevitueshme deri tek nevoja për rritjen e taksave, gjë që po ashtu është e vështirë marrë parasysh nivelin e ulët të punësimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...