Publikohen pamjet e vrasjes së bosit të mafias në Greqi...një shqiptar i dyshuar

Tuesday, 06 November 2018 11:21

Gazeta greke “Kathimerini” ka publikuar pamjet e vrasjes së John Macris, bosit australian të mafies që jetonte në Greqi, i cili është ekzekutuar vetëm në 5 sekonda.

Atentatori ende nuk është zbuluar, por mediat kanë hedhur dyshime se mund të kemi të bëjmë me një vrasës me pagesë me origjinë shqiptare.

Skema e krimit

Një person i maskuar iu afrua makinës Smart ku ndodhej gangsteri australian, i ulur në sediljen e shoferit. Vrasësi, i cili mbante një kapele të zezë, xhaketë sportive, pantallona e këpucë të zeza, iu afrua nga dritarja e pasagjerit dhe qëlloi disa herë me pistoletë.

46-vjeçari arriti të dilte menjëherë nga makina dhe tentoi të largohej. Por ekzekutuesi e ndoqi dhe e qëlloi sërish nga një distancë rreth gjysmë metri duke i shkaktuar vdekjen. John Macris u gjet i pajetë i shtrirë në trotuar.

46-vjeçari John Macris ishte një australian i cili prej 7 vitesh jetonte në Greqi. Në vendin e tij ai ishte person me precedent penal i përfshirë në disa veprimtari kriminale, ndërsa në shtetin grek rezultonte person i pastër.

Dy ditë më parë shtypi australian raportoi se Macris mund të jetë ekzekutuar nga vrasës shqiptarë me pagesë. Edhe pse skena e krimit është filmuar nga kamerat e sigurisë së rezidencës ku jetonte 46-vjeçari, fytyra e vrasësit nuk duket qartësisht për të përcaktuar identitetin e tij.

'The Sydney Morning Herald' raporton se vrasja e John Macris mund të ketë ardhur pas një përplasje të përgjakshme mes bandave që ka sjellë edhe gjashtë vrasje të tjera në Athinë nga fillimi i këtij viti.

Macris mbante një profil të ulët në Greqi dhe u bë i njohur vetëm pas mbulimit mediaik, kur u martua me reality-starin dhe modelen ukrainase Viktoria Karynda në ishullin e Mikonos


Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...