Përplasja e Kancelarit të vogël me Kancelaren e madhe rreth Kosovës

Tuesday, 06 November 2018 12:45

Gjermania dhe Austria kanë qëndrime diametralisht të kundërta për idenë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Kancelarët nga Evropa Qendrore Merkel e Kurz kanë qasje të ndryshme ndaj dyshes Thaçi-Vuciq dhe idesë së ndryshimit të kufijve. Merkel ka paralajmëruar kundër kësaj ideje duke mbajtur një qëndrim kundërshtues përderisa Kurz po lobon haptas.

Kancelarja gjermane Angela Merkel  ua ka bërë të qartë  Hashim Thacit dhe Aleksander Vuciqit se prekja e kufijve në Ballkan rrezikon stabilitetin e rajonit.

Por, Austria një tjetër shtet gjermanfolës, është kthyer në vend të ngrohtë për Thaçin e Vuciqin ku ata mund t’i shprehin lirshëm idetë e tyre, edhe atëherë kur ato konsiderohet të papranueshme nga shumë shtetete e diplomatë me reputacion që kanë punuar në rajon.

 

Në Alpbach të Austrisë, gjatë gushtit Thaci dhe Vuçiq ishin zhytur më thellë brenda projektit  të ndryshimit të kufijve që po quhet ‘korrigjim kufijsh’

Austria tashmë ka filluar të lobojë për këtë ide duke tentuar t’ua imponojë edhe shteteve tjera europiane. Kancelari austriak Sebastian Kurz, sot në Prishtinë ka thënë se pranon cfarëdo zgjidhje që e arrijnë Kosova me Serbinë, përfshirë atë të korrigjimit të kufijve. Të njëjtën e ka bërë të hënën mbrëma edhe në Beograd.

“Këtu kam një qëndrim shumë të qartë. Austria pajtohet me cilëndo marrëveshje për të cilën merren vesh Kosova dhe Serbia. Nëse jam që të arrihet një marrëveshje, askush nuk ka të drejtë të dalë kundër asaj marrëveshje”, ka thënë Kurz para mediave.

Tutje, kancelari austriak tha se edhe nëse bëhet fjalë për ndryshim kufijsh, apo edhe shkëmbim territoresh, ai e përkrah secilën zgjidhje të Kosovës e Serbisë. Kurz thotë se ka Bashkimi Evropian nuk duhet të bëhet pengesë. E këtë si duket ai ka parasysh fqinjin e Austrisë, Gjermaninë, shtetin më të fuqishëm ekonomikisht të BE’së.

Në një letër që kancelarja gjermane i ka kthyer liderit të opozitës, Isa Mustafës, para pak ditësh ka treguar se Gjermaninë e brengos lobimi për një ide që ndryshon kufijtë e shteteve ballkanike. 

“Edhe nga këndvështrimi im është shumë me rëndësi që Kosova të vazhdojë dialogun me Serbinë me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe të shtyjë përpara normalizimin e marrëdhënieve. Debatin rreth ndryshimit të kufijve edhe unë, sikurse ju po e përcjell me brengosje të madhe”, thuhej në letrën e Merkelit, të publikuar nga Lidhja Demokratike.

Presidenti i Kosovës ka një histori jo të mirë të raporteve me Gjermaninë. Diplomati gjerman, Ëolfgang Ischinger, ka thënë se Thaci e Bërnabiq gjatë Konferencës së Sigurisë së Munichut që është mbajtur në Ukrainë, kishin kritikuar Gjermaninë për qëndrimin e saj kundër ndryshimit të kufijve. Por, Presidenti pas postimin të gjermanëve, reagoi duke thënë se nuk e ka bërë këtë.

Ndryshe në mesin e 5 shteteve, që njihen si shtetet e Quint’it ose pesëshes (SHBA, Britani e Madhe,Gjermani, Francë e Itali), për herë të parë nuk ka konsensus rreth Kosovës dhe Serbisë. SHBA po shfaqet më “tolerante” duke thënë se duhet të lejohen palët të bisedojnë. Një qëndrim të ngjashëm e mban edhe Franca, ndërsa Gjermania dhe Britania e Madhe kanë kundërshtuar ndryshimin e kufijve derisa Italia nuk është se është përzier shumë. Sido që të jetë mbetet të shihet se si do të përfundojë beteja ndërmjet Berlinit dhe Vjenës e cila po përpiqet të ushtrojë më shumë influencë brenda oborrit ballkanik ku pretendon të luaj rol më të theksuar edhe për shkak të trashëgimisë historike. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...