Daçiq paralajmëron edhe një tjetër tërheqje të njohjes së Kosovës

E mërkurë, 07 November 2018 10:04

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi sot se edhe një vend tjetër do të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se këtë do ta konfirmojë sot zyrtarisht.

“Ky do të jetë shteti i dhjetë që tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës. Le të thonë se ato janë dofarë “vendesh pa lidhje”, por unë them – ato janë dhjetë vota ndër 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara”, citon Daçiqin RTS-ja, transmeton Koha.net.

Ai tha se Serbia do të vazhdojë të lobojë kundër pranimit të Kosovës në Interpol.

Ministria e Jashtme e Kosovës ka mohuar që ndonjë shtet të ketë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe ka denoncuar Serbinë në bashkësinë ndërkombëtare për politika arrogante ndaj Kosovës, rikujton Koha.net.

Login to post comments