Presidenti Hashim Thaçi do ta takojë homologun e tij serb, Aleksander Vuciç këtë të enjte. Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Mogherinit.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, e cila ndërmjetëson në dialogun mes Kosovës e Serbisë, Federica Mogherini do t’i pres me 8 nëntor në Brusel dy presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuciç.
“Në takim pritet që dy liderët ta konfirmojnë gatitshmërinë e tyre për të intensifikuar punën për të arritur një marrëveshje të dyanshme për normalizim, e cila është kyce për rrugën evropiane të këtyre dy shteteve”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Mogherinit.
Takimi i fundit mes dy presidentëve është mbajtur në fillim të shtatorit. Që nga atëherë palët nuk kanë pasur takime biletarale në Bruksel.